Kërcënim nga babai i Stresit? Alaudini flet për herë të parë

By

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti i është përgjigjur një varg pyetjesh në rrjete sociale nga fansat.

Një prej tyre ka pasur të bëjë me një lajm të pavërtetë që po përflitet prej disa ditësh në rrjete sociale.

“Përse nuk po e paditë babain e Stresit që të ka kërcënuar?”, ka pyetur mes tjerash një prej ndjekësve.

Alaudini ka përfituar nga rasti që ta sqarojë një herë e mirë këtë thashethem të pabazë.

“E kuptoj kureshtjen e njerëzve për Big Brother mirëpo ky lajm që po qarkullon për kërcënime nuk është i vërtetë”, ka deklaruar ai.

Big Brother VIP Kosova vjen me dy spektakle në javë, të hënave dhe të premteve në Klan Kosova dhe 24/7 përmes dy kanaleve në Artmotion, Kujtesa dhe Nimi TV. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm