Këngëtarja shqiptare rrëfen një histori prekëse nga koha e gjimnazit

By

Pa marrë parasysh se ku je sot – shumica nga të famshmit në fëmijëri ishin ngacmuar nga shokët dhe shoqet e klasës.

Bebe Rexha ka rrëfyer një histori prekëse nga e kaluara e saj, ku tregon se si është ngacmuar në shkollë.

Teksa ajo rrëfen hapur për historinë e saj, si një tentativë sensibilizimi, ajo thekson se është tejet kruciale që të gjithë të ndihen mirë dhe të sigurt.

“Një ditë në shkollën e mesme, isha ulur në lokal me të gjithë shoqet e klasës. Kjo vajza që më ngacmonte gjithnjë, filloi të shkonte nëpër tavolinë dhe t’i thoshte secilës nga vajzat se ishin të bukura derisa ajo erdhi tek unë dhe më bërtiti e shëmtuar në fytyrën time dhe të gjithë qeshën. Unë u ngacmova çdo ditë dhe kthehesha duke qarë në shtëpi. Kisha frikë të shkoja në shkollë dhe asnjë nga mësuesit nuk bëri asgjë kur kërkova ndihmë. Sot festojmë ditën e shpirtit. Unë besoj se pa marrë parasysh se cila është e kaluara juaj, kush e doni apo ajo që besoni, ne të gjithë meritojmë të ndjehemi të sigurt.”, ka shkruar ajo. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm