Zelenskyy i bën follow Madonna-s pas postimit të saj të fundit

By

Madonna iu bashkua ligës së shumë të famshmëve të Hollivudit që po ngrenë zërin kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Më 26 Shkurt, Madonna sulmoi Putinin me disa fjalë të zgjedhura dhe një video . Ajo gjithashtu shkroi, “Pushtimi i Ukrainës i papjekur dhe i nxitur nga lakmia i Rusisë DUHET të ndalet!!

Ju lutemi dërgoni ndihma humanitare për të ndihmuar miliona qytetarë të Ukrainës, jetët e të cilëve po preken nga kjo Krizë pikërisht në këtë moment!!”

Pastaj ajo denigroi Putinin, duke shkruar: “Putini ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës. Ne ju mbështesim President Zelensky!! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj! 🙏🏼. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”

View this post on Instagram

A post shared by Madonna (@madonna)

View this post on Instagram

A post shared by Madonna (@madonna)

Reagime të ndjekësve pati shumë, dhe mund të ketë disa deklarata kundër Ukrainës dhe pro-Putinit në llogarin e saj, por Madonna, e ka fituar një ndjekës të ri,  presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy

Në postimin e saj të radhës, Madonna ka vendosur një foto të saj duke qëndruar me flamurin ukrainas. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Madonna (@madonna)

Artikuj të ngjashëm