Në njëvjetorin e mbidozës gati-fatale, Demi humbi shokun më të ngushtë.
Demi Lovato po mbanë zi. Në Instagram, ylli u shpreh se është “shkatërruar” për humbjen e mikut të saj, Thomas.
“Ju lutemi mbajini të dashurit tuaj të ngushtë. Tregojuni atyre se janë të veçantë dhe se i doni ata”, tha ajo në Instagram Story. “Sigurohuni që ata ta dinë atë.
Ajo shtoi, “varësia nga substancat narkotike nuk është shaka. Parajsa e fitoi këtë engjëll të bukur natën e kaluar për shkak të asaj sëmundjeje të tmerrshme. Unë jam e shkatërruar dhe do të më mungojë gjithmonë “
Si dikush që më parë kishte luftuar me çështje të abuzimit të substancave, këngëtarja e di se sa e vështirë është të luftosh këtë gjë.
Sidoqoftë, Demi gjithashtu e kupton se çelësi i trajtimit të kësaj sëmundje është të kërkoni ndihmë. 27-vjeçarja u thotë ndjekësve të saj: “Nëse ju ose dikush që njihni po lufton, ju lutemi e dini se është mirë të kërkoni ndihmë”.
Burimi: Eonline.com