Këngëtarja angleze Stacey Solomon, ka njoftuar se është shtatzënë me vajzën e saj të parë.
Stacey, e cila është nënë e tre djemve Rex, Joe dhe Zachary, nga marrëdhëniet e mëparshme, është mjaft e lumtur që më në fund do të bëhet nënë e një vajze.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ajo shkroi në mbishkrimin e fotos: “Vajzë e vogël! Unë nuk mund ta besoj se po e shkruaj këtë, ne po rritim një vajzë të vogël”.
“Për djemtë tanë të dashur, ju jeni vëllezërit më të mirë të mëdhenj që dikush mund të dëshirojë, dhe motra e vogël është vajza më me fat në botë, që ju ka të gjithëve pranë saj. Sinqerisht nuk kam fjalë”.
“Mami, babi dhe të gjithë vëllezërit tuaj të mëdhenj mezi presin t’ju takojnë e vogla jonë, ne ju duam kaq shumë tashmë vajzë e dashur”.
View this post on Instagram
Lajmin se është shtatzënë, këngëtarja e zbuloi muajin e kaluar. /Prive.al