Këngëtarja e njohur: Mos më ftoni në intervista, s’kam çfarë të them

By

Ndonëse shumë kolegë të saj mund të kërkojnë vëmendje mediatike e protagonizëm, ajo po e kërkon të kundërtën.

Këngëtarja Rozana Radi ka bërë një apel në profilin e saj në Instagram, për punonjësit e televizioneve që të mos ftohet më në emisione.

Me siguri, kjo kërkesë ka ardhur pasi ajo është ftuar nga dikush, megjithatë Radi ka një mënyrë elegante për të refuzuar.

Ajo shkruan se nuk ka më çfarë të thotë dhe për këtë arsye nuk dëshiron të jetë paneliste në ndonjërin prej emisioneve.

Radi kërkon që të mos ftohet përderisa nuk ka asgjë të re nga ana profesionale! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm