Në rast se Roza Lati nuk do ta kishte pyetur aq drejtpërsëdrejti, Silva Gunbardhi ndoshta s’do të kishte ftuar kurrë për bamirësitë e saj.
E ftuar në emisionin “Why Not”, këngëtarja tha se e ka të vështirë të shprehet rreth kësaj çështjeje, por gjithsesi ndau me publikun rastet që i kanë mbetur më shumë në mendje.
“Djali im lindi në muajin e 8-të, prandaj mjekët e mbajtën në reaminacion, derisa t’i formoheshin tamam mushkëritë. Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit. Unë gjithmonë Dalvit, qumështin ia vendosja tek koka që kur nuk isha unë, t’ia jepte infermierja”, shkruan Anabel, transmeton Prive.
“Një ditë infermierja më kërkon të marrë qumështin e djalit për t’ja dhënë foshnjes së braktisur, pasi furnizimi s’kishte ardhur ende. I thashë të lutem merre gjithë kutinë dhe dërgova menjëherë Danin që t’i blejë pelena, rroba, qumësht, letra dhe lodra.”- tregon Silva dhe mesa duket ky nuk është rasti i vetëm që e ka prekur kaq shumë.
“Rasti i dytë ishte i asaj vajzës që hodhën në kazan të plehrave. Ajo mbijetoi, unë kisha 2 muaj që kisha lindur vetë, shkova në reaminacion dhe asaj të njëjtën gjë i bëra..”- vazhdoi Gunbardhi që padyshim mëmësia e ka bërë edhe më të ndjeshme ndaj fëmijëve.