Jessie J po largohet për pak nga rrjetet sociale.
Këngëtarja 31 vjeçare njoftoi përmes Instagramit, se do të pushojë pak.
“Jam OK. E lumtur dhe e shëndetshme. Njerëzit shpesh supozojnë se largimi nga Instagrami tregon se ju po kaloni në diçka të keqe. Në fakt është e kundërta. Unë jam në një pozicion kaq të mirë dhe dua ta respektoj këtë. Instagrami është argëtues por nuk është jeta e vërtetë”, shkroi ajo.
“Ju dua të gjithëve. Do të kthehem shpejt”, vazhdoi këngëtarja.
Njoftimi i saj për largimin nga rrjetet sociale vjen disa ditë pasi I dashuri I saj Channing Tatum bëri të njëjtën gjë./Prive.al