Këngëtarja e njohur, Katy Perry, dhe i fejuari i saj aktori, Orlando Bloom, së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.
Perry tregon se ajo dhe i fejuari i saj kishin planifikuar të bëheshin prindër dhe se kjo nuk ishte diçka e pa pritur për çiftin.
“Ne të dy jemi të gatshëm të bëhemi prindër, shtatzënia nuk ishte gabim, nuk ishte diçka aksidentale sepse të dy jemi të gatshëm për këtë”.
Perry tregoi edhe për emocionet e saj dhe deklaroi se me padurim pret që ta takoj vajzën e saj.
“Kjo periudhë për mua është një udhëtim i bukur dhe një dashuri e pakushtëzuar”, tha Perry .