Po presin një fëmijë dhe këtë tashmë e kishin konfirmuar, po se janë martuar asnjëherë nuk kanë treguar deri më tani!
Reperja me famë botërore Cardi B dhe partneri i saj Offset janë martuar dhe ajo ka treguar vetëm tani se është një grua e kurorëzuar.
Dy reperët ishin martuar në Shtator të vitit të kaluar, ndërsa dje Cardi ka rrëfyer se çifti i kishin dhënë betimet njëri tjetrit para se ajo të mbante në dorë unazën e fejesës prej diamanti dhe para se të zbulonin se po bëheshin prindër.
“Ka shumë momente të cilat i ndaj me botën por ka edhe momente që dua t’i mbaj për vete. Martesa është njëra ndër to”, ka shkruar Cardi B në një postim në Twitter. “Lidhja jonë ishte shumë e re, por ne ishim shumë të dashuruar dhe nuk deshëm ta humbnim njëri tjetrin e kështu një mëngjes Shtatori ne u zgjuam dhe vendosëm të martohemi”, ka thënë Cardi B në Twitter. /Prive.al