Capital T ka një këshillë për ju!

By

Javë më parë reperi Capital T publikoi projektin e tij më të ri “Ike ti” në bashkëpunim me Jimilian.

E në ndërkohë që artisti po e shijon suksesin e këngës së re, ai aktiv po tregohet edhe në mediat sociale.

Kësisoj, së fundmi Capital T publikoi një storie në llogarinë e tij të Instagramit, ku këshillon që të mos shoqëroheni me njerëz “që bëjnë gjithçka për para”.

“Mos u shoqëroni me njerëz që bëjnë gjithçka për para, sepse një ditë ata do t’iu tradhtojnë për çmim të duhur”, ndau ai.

Artikuj të ngjashëm