Këngëtarja e famshme nuk pagoi tatim, hetohet nga Prokuroria

By

Prokurorët spanjollë kanë ngritur akuza kundër këngëtares nga Kolumbia, Shakira, duke e akuzuar se ka ikur nga pagesa e taksave prej 14.5 milion euro.

Akuzat janë depozituar në rajonin e Katalonjës, ku këngëtarja shfaqet rregullisht në ndeshjet e ekipit të partnerit të saj, Gerard Pique, Barcelonës.

Kjo akuzë vlen për vitet 2012-2014 kohë kur këngëtarja nuk ka bërë pagesën e tatimit mbi të ardhurat e fituara.

Përfaqësuesit e Shakirës thanë në një deklaratë se këngëtarja nuk jetonte në Spanjë deri në vitin 2015 dhe i ka përmbushur të gjitha detyrimet tatimore ndaj autoriteteve spanjolle.

Hetimet e mëparshme kanë etiketuar edhe yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin, por edhe portugezin e Juventusit, atëherë te Reali i Madridit, Cristiano Ronaldo.

Artikuj të ngjashëm