Këngëtarja e famshme e humbi unazën 2 milion dollarëshe dhe ja çfarë ndodhi!

By

Është e vërtetë, Paris Hilton në njëfarë mënyre e humbi unazën e saj të fejesës e cila kushton sa pasuria e një jete të tërë.

Unaza 2 milionë dollarëshe i ra asaj nga gishti derisa po vallëzonte në një festë, por fatmirësisht e gjeti menjëherë.

Asaj i ra unaza 20 karatësh nga gishti këtë vikend por ishte me fat që i fejuari i saj Chris Zylka e gjeti menjëherë, para se t’i binte dikujt tjetër në dorë.

“Unaza ishte tejet e rëndë saqë kur po vallëzoja më ra nga dora afër një tavoline me akull. Fatmirësisht i fejuari im e gjeti para se ta merrte dikush tjetër që s’do të ma kthente. Jam shumë me fat”, ka shkruar Paris në profilin e saj në Twitter. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm