Këngëtarja e famshme akuzohet për shpifje dhe shqetësim emocional

By

Gruaja të cilën këngëtarja Lizzo e akuzoi për vjedhjen të porosisë së ushqimit në shtator po hedh në gjyq yllin për shpifje, shqetësim emocionale dhe cenim të privatësisë.

Tiffany Wells, 27 vjecare, të Premten paraqiti dokumente gjyqësore kundër Melissa Jefferson, e njohur profesionalisht si Lizzo. Ajo pretendon pretendimi i yllit që Wells vodhi ushqimin e saj, bëri që gruaja të frikësohej të vazhdonte punën e saj për Postmates, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në jetesën e saj.

Në një tweet të fshirë që nga dy muaj më parë, Lizzo dërgoi mesazhin e mëposhtëm për miliona ndjekësit e saj: “Hej @Postmates kjo vajzë Tiffany W. vodhi ushqimin tim ajo me fat unë nuk zihem më.”

Këtij mesashi i ishte bashkangjitur edhe një screenshot i fytyrës së punonjëses.

Pas incidentit, Lizzo u kritikua nga njerëz në Twitter të cilët mendonin se ishte e papërshtatshme që ajo të përdorte platformën e saj të madhe për të dënuar dikë që nuk ishte në të njëjtën fushë loje.

Lizzo më vonë tregoi pendim për atë që kishte ndodhur, duke thënë, “Unë kërkoj falje për postimin tim. E kuptoj që ka pasoja të mëdha nëse publikoj gjëra të tilla duke e vendosur atë në rrezik.

“Do të jem më e përgjegjshme se si përdori rrjetet e mia sociale dhe do lë krenarinë anash.”

Wells tha që ajo kishe marrë shumë “kërcënime të drejtpërdrejta të dhunës” dhe “frikësohej për sigurinë e saj fizike”.

Sa i përket nëse Wells vodhi ushqimin e Lizzo-s, padia pretendon se gruaja dërgoi porosinë në Hotel Revere në Boston, por nuk mund ta përfundonte detyrën pasi nuk kishte numër të dhomës.

Wells thotë se ajo më pas shëtiti nëpër holl dhe e pyeti stafin e hotelit nëse dikush me emrin “Bonnie V” kishte vendosur një porosi. Institucioni e informoi atë se askush me atë emër nuk e kishte regjistruar.

Një burim i tha Page Six se Wells ka pritur kohën e caktuar prej pesë minutash para se të kalonte në porosinë e saj të radhës.

Burimi: Buzzfeed

 

Artikuj të ngjashëm