Këngëtari i njohur vdes në aksident trafiku

By

Këngëtari i muzikës popullore serbe, Saban Sauliq, ka ndërruar jetë në një aksident në Gjermani.

Ai nuk ishte duke e drejtuar veturën kur ndodhi aksidentin, por shofer me të ishte kumbari i tij, njofton Klan Kosova.

Gazeta gjermane Westphalis Noah raportoi se një aksident trafiku ndodhi në rrugën drejt Dortmundit në autostradën Bilefeld 2 dhe se për këtë arsye rruga ishte e mbyllur.

Megjithëse nuk është konfirmuar nga gazeta se në këtë aksident ishte përfshirë këngëtari serb.

Sauliq ishte muzikant dhe producent. Gjatë karrierës së tij ai mori pseudonimin “Mbreti i muzikës popullore”.

Ai u lind më 6 shtator 1951 në Sabac. Ai jetoi dhe punoi në Beograd dhe pas vetes la tre fëmijë.

Artikuj të ngjashëm