Këngëtarja e njohur rikthehet pas një kohe të gjatë në Instagram

By

Demi Lovato është rikthyer në rrjetet sociale pasi thuhet se ka përfunduar rehabilitimin pas mbidozës që pësoi gjatë verës, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja 26-vjeçare – e cila ishte për 90 ditë në rehabilitim, ka postuar rreth votimit në zgjedhjet afatmesme në llogarinë e saj në Instagram.

‘Unë jam shumë mirënjohëse që jam në shtëpi për të votuar. Një votë mund të bëjë një ndryshim, prandaj sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet’, shkroi Demi së bashku me një foto ku shihet duke votuar.

Postimi i fundit i Demit në rrjete sociale ishte një mesazh për fansat e saj pas mbidozës së saj në gusht.

Artikuj të ngjashëm