Sir Paul McCartney zbuloi se ai dikur mori një drogë që krijonte halucinacione aq të forta sa që e pa Perëndinë, transmeton Klan Kosova.
Legjenda e Beatles, pranoi se mori një lloj të drogës dhe tha: ‘unë pashë Zotin, isha i përulur’.
Duke folur për The Sunday Times, McCartney shpjegoi se ai beson në një fuqi më të lartë.
Por, besimi i tij u forcua pas këtij vizioni, të cilin ai e përshkroi si ‘një mur masiv që nuk mund ta shihja majën dhe unë isha në fund’.