Pyetet pse u nda nga burri, Albërie Hadërgjonaj jep përgjigjen më të papritur!

By

Këngëtarja shqiptare Albërie Hadërgjonaj, e cila ka kohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj, ka treguar arsyet e përfundimit të martesës.

E pyetur nga fëmijët e emisionit “Piter Pan” në TV Klan, Hadërgjonaj ka dhënë përgjigjen më të papritur të mundshme lidhur me ndarjen prej bashkëshortit.

E pyetur nga fëmijët se pse u nda nga princi i saj i kaltër, Albëria i ka habitur të gjithë me përgjigjen që ka dhënë: “S’prekte enë me dorë, i laja gjithmonë vetëm unë. Ti i thashë në shtëpinë tënde, unë në timen.”- tha këngëtarja.

Albëria gjithashtu zbuloi një detaj që e bëri për të qeshur publikun. Ajo tregoi se ishte ushqyer me gji deri në moshën 7 vjeçare dhe këtë gjë ish-burri e kishte përdorur kundër saj gjatë një debati, shkruan xing.al

“Normal që s’mbushesg mend ti, se ke pirë cicë deri 7 vjeç”, i kishte thënë ai Albëries, fjali e cila shkaktoi reagime të mëdha tek fëmijët dhe publiku. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm