Reperi i njohur, Stresi, ka tash e disa ditë që është arratisur e po kërkohet gjithandej nga policia.
E gjitha kjo po ndodh për shkak të një videoje ku artisti u pa duke gjuajtur me armë fakt ky i cili ka mjaftuar që policia t’i vihen në ndjekje.
Postimi i fundit në Instagram shfaqi atë teksa tregoi se gjindet ‘diku’ mirëpo jo i vetmuar.
Kjo pasi artisti po dëgjonte Flori Mumajesin të cilin njëherit e cilësoi si shoqërues të këtij rrugëtimi.
Pavarësisht arratisë Stresi arriti të publikojë në kohë projektin e tij ‘Mos u dorzo’ ndonëse pa videoklip gjë të cilën e kishte planifikuar si të tillë. /Prive.al/