Këngëtari i njohur rikthehet pas gjashtë vjetësh por i zhgënjen fansat

By

Këngëtari amerikan, Frank Ocean, i ka zhgënjyer fansat e tij me performacën e tij në festivalin e famshëm, Coachella.

Ai u rikthye në skenë pas gjashtë vjetësh, që kur kishte performuar në Flow Festival në Finlandë.

Mirëpo, pos që u vonua në skenë, ai po ashtu u desh që ta kryejë performancën më herët për shkak të orës policore që festivali e ka vendosur.

“E filloi setin e tij vonë, nuk i lejoi ta transmetojnë LIVE, dhe tash po e përfundon setin më herët. Frank Ocean, do të të vijë keq”, kishte shkruar një fans në Twitter.

“Jua garantoj që ata janë të neveritur me të si performancë kryesore përmbyllëse. Njerëzit largoheshin in droves dhe turma dukej absolutisht e vdekur”, kishte shkruar dikush tjetër.

 

Artikuj të ngjashëm