Këngëtares së njohur ia ‘hakojnë’ Instagramin! Ajo kërkon falje

By

Llogaritë e njerëzve të famshëm në Instagram, shpesh kanë qenë shënjestra e hakerëve, që në një formë ose në tjetrën, kanë tentuar të përfitojnë nga informacionet e tyre duke pasur qasje në ato të dhëna shumë private.

E njëjta gjë i ka ndodhur këngëtares Dhurata Ahmetaj, e cila është përballë me një rast të tillë dhe më pas ka arritur ta rikthejë llogarinë e saj në këtë rrjet social.

Ajo më pas, ka kërkuar falje për fansat dhe ndjekësit e saj, nëse ata kanë marrë ndonjë mesazh me përmbajtje fyese nga emri i Dhuratës, duke e sqaruar se nuk ishte ajo që i ka dërguar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm