Këngët më të klikuara në Youtube të cilat ishin pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”

By

Njëri ndër festivalet më të mira dhe më jetëgjata në vendin tonë padyshim që është “Kënga Magjike” e cila është pjesë e jona qysh prej vitit 1999.

Për vite me rradhë pjesë e saj janë bërë artistë nga më të ndryshmit duke sjellur projekte të llojllojshme.

Vitet e fundit edhe çmimet në festival janë shtuar në numër duke pasur çmim edhe për projektin më të klikuar në Internet.

Dimë se ndikimi i internetit ka filluar të marrë hov më të madh viteve të fundit andaj edhe projektet të cilat kanë arritur shifra më të mëdha janë të realizuara së fundmi.

Njëri prej projekteve me më së shumti klikime është “Ngjyra e kuqe” nga Adrian Gaxha dhe Floriani i cili deri më tani ka arritur të grumbulloj plot 8 milion klikime.

Pas tij rradhiten një numër i madh i projekteve të cilat vetëm se i janë afruar shifrës në fjalë.

Stine me projektin “Çifti simpatik” arriti të grumbullojë 7.5 milion klikime duke lënë kështu pas Flori Mumajesin me projektin “Me fjalë të vogla” i cili ka arritur ë 6.5 milion.

Pjesë e kësaj liste do të ishin edhe një numër mjaft i madh projektesh të cilat janë realizuar vite më parë por koha është ajo që ka bërë diferencën më të madhe në këtë aspekt. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm