Kënga, surpriza e vetme e Encës për këtë muaj? Gaboheni!

By

Se Enca Haxhia do publikojë këngën e re të shumëpritur ‘Love On My Body’ në muajin Janar kjo tashmë dihet.

Por që këngëtarja ka edhe një tjetër surprizë, këtë pak kush e kishte marrë me mend.

Përmes rrjeteve sociale, Enca ka treguar befasinë e rradhës.

Në këto ditë të mbetura të muajit, këngëtarja do ta publikojë edhe albumin e saj, të parin në karrierë.

Puna për këtë album ka muaj, për të mos thënë vite që ka nisur dhe si rrjedhojë në të është shkrirë sipas gjasave më e mira e këngëtares. Momentalisht, na mbetet të presim deri tek publikimi i plotë për të kuptuar detajet tjera, nga numri i këngëve e deri tek ajo që do përmbajë ky album. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm