Zërin e tij do ta mbajmë gjithmonë mend si zërin vajtues të dashurisë. Sinan Vllasaliu, u ka kënduar aq bukur të dashuruarve, sa në kujtesën tonë këngët e tij janë skalitur përgjithmonë.
Por po aq bukur, këngëtari i ka kënduar edhe kurbetit e atdhedashurisë.
Madje njëra ndër këngët e tij më të bukura është “Shtëpia e Babës”, një këngë shumë prekëse, prapa së cilës qëndron edhe një rrëfim interesant.
Vllasaliu për mikrofonin e Prive, tregon se si kur po e regjistronte në studio këtë këngë, kishte shpërthyer në vaj për shkak të tekstit prekës që ka!
Ndiqeni të plotë intervistën e Vllasaliut për Prive…