Nuk do ketë dasmë: Big Mama është ndarë nga i dashuri, e tregon dhe arsyen!

By

Prej kohësh mediat rozë kanë shkruar për Big Mamën dhe të dashurin e saj misterioz. Thuhej se këngëtarja do të martohej këtë verë por dasma sipas portaleve u shty për arsye të paditura. Si qëndron e vërteta e gjithë kësaj çështjeje?

E ftuar në emisionin “Thumb”, Big Mama ndër të tjerash ka folur edhe për jetën e saj personale dhe statusin aktual.

Ka një arsye përse dasma nuk do të bëhet, sepse në fakt nuk qenka planifikuar asnjëherë, madje për emisionin “Thumb” Big Mama e ka pranuar se është ndarë nga i dashuri.

“Asnjëherë me gojën time nuk kam thënë se do të bëj dasmë. Vetëm kaq kisha pranuar që jam në një lidhje. Nuk ka dasmë, nuk do të ketë. Unë nuk jam më në një lidhje. E provova por nuk shkoi edhe kaq”, ka thënë këngëtarja.

Artikuj të ngjashëm