Kënga e re e Stresit, vulë e një kompanie ndërkombëtare?!

By

Nuk kalojnë 24 orë, pa u përmendur emri i Stresit në një nga mediat tona, por për fat të mirë, ka vetëm lajme të këndshme për të, ndryshe nga më herët ku plotësohej portreti si ‘bad boy’.

Sot në fokus u vunë disa tatuazhe të fansave, që kanë rikrijuar në trup tekstin e projektit ‘Mom’, por kjo nuk është e reja e vetme e artistit.

Stresi së bashku me Dj Flor Bana, kanë qëndruar dje e sot në Greqi, në një studio muzikore atje. ‘Vitamin Music’ është emri i label-it regjistrues atje, ku Stresi duket se do ta punoj këngën e re.

Detajet mbi të nuk janë treguar, veçse postimi i një lokacioni nga ai vend./Prive.al

Artikuj të ngjashëm