Kanë kaluar më tepër se 6 muaj qysh nga lansimi i produkit të fundit nga këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.
Që nga ajo periudhë Dafina është marrë më tepër me koncerte e evente të ndryshme duke menjanuar totalisht projektet e reja.
Pas sezonës verore ajo zgjodhi Amerikën si vendin ideal për të kaluar një periudhë kohore teksa atje u pa pothuajse tërë kohën pranë të dashurit të saj, Jose.
Periudhat e festave të fundvitit e rikthyen Duffyen në Kosovë teksa u pa mjaft e angazhuar me mbrëmje muzikore, e me të përfunduar ato ajo u rikthye përsëri në New York.
Mbrëmja e kaluar e gjeti atë duke publikuar në Insta Story një pjesë të një projekti ende të pa publikuar i cili duket se ishte i mbushur totalisht me kunja.
E se kujt i drejtohej këngëtarja me fjalët që shihen në fotografinë e shkëputur nga ajo video do të mund të kuptohet ndoshta nese projeki në fjalë do të lansohet i plotë në treg. /Prive.al/