Kejsi tregon publikisht nëse po e mendon ribashkimin me Stresin

By

Para pak ditësh, nëna e reperit Stresi, festoi ditëlindjen.

Përveç urimit të reperit, ajo mori edhe një tjetër madje publikisht.

Ka qenë Kejsi – ish bashkëshortja e artistit e cila i shkroi fjalët më të mira për të në Instagram në mënyrë që ta uronte për ditëlindjen.

Por a po e mendon Kejsi rikthimin me Stresin meqenëse bëri një urim për nënën e tij?

Kështu e ka pyetur një ndjekës atë përmes opsionit pyetje/përgjigje në Instagram e të cilës Kejsi iu përgjigj.

“Ca lidhje ka? Une ate e dua, kishte ditelindjen, e urova. Ne nuk kemi hasmeri”, ka shkruar Kejsi duke mos treguar nëse e ka në plan një ribashkim me ish-burrin./Prive.al

Artikuj të ngjashëm