Nuk parapreferon të prononcohet shpesh për zhvillime përtej rrezes së fushëveprimtarisë së saj por disa raste përbëjnë përjashtim.
Diellza Kolgeci sonte ka thumbuar haptazi një pjesë të femrave (jo të pakta në numër për të qenë të sinqertë) të cilat fokus të tyre kanë firmat luksoze të veshjeve e aksesorëve.
Ajo ka postuar disa libra, tituj të cilët ia ka bërë vetes dhuratë nën mbishkrimin ‘Falemnderit vetës për këtë dhuratë të bukur. Louis Vuitton, Hermes, Prada, Mouawad, Dior’ duke ironizuar në këtë formë me fiksimin pas firmave luksoze.
Zgjedhja mes dijes e arsimimit në njërën anë dhe tendencës për estetikën dhe të bukurën në anën tjetër ka qenë së fundmi debat në rrjete sociale mes femrave ‘të gozhduara’ duke mbrojtur një ekstrem të caktuar.
Një mes i artë nuk do bënte keq asnjëherë! /PRIVE.AL