Kë po e ‘godet’ Fifi me këto fjalë?

By

Si rrallë herë, Fifi ka më shumë kohë të lirë së fundmi. 

Këngëtarja po shijon mëmësinë përtej oqeanit në Amerikë përpara se të rikthehet me projekte e koncerte në një tur të vrullshëm përgjatë verës. 

E duket se nga distanca, përkundër që nuk po mungon me projekte të realizuara paraprakisht, ajo po e gjen veten edhe në rolin e spektatores edhe në industrinë e shoubizit shqiptar. 

Ajo ka ‘goditur’ fenomenin e vëmendjes me çdo kusht përmes një postimi në Instagram. 

‘Njerëzit për famë dhe ndjekës çka nuk po bëkan’, është shprehur Fifi në një postim në rrjetet e saj sociale duke lënë njerëzit në pikëpyetje se për kë mund ta ketë pasur. 

Ky reagim ka përkuar me kohën e publikimit të duetit mes Noizyt dhe Stresit pas dy ditësh ‘lojë’ se gjasme janë prishur marrëdhëniet mes tyre. 

Kjo ka bërë që një pjesë e ndjekësve të dyshojnë nëse shkrimi në fjalë i kushtohet reperëve të njohur mirëpo kjo nuk mund të thuhet me siguri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm