Edona e zhgënjyer nga komuniteti i artistëve

By

Këngëtarja Edona Llalloshi ka pasur një reagim publik ditën e sotme.

Një platformë e cila duket të jetë kopje e platformës së lansuar disa vite më parë nga ajo dhe vëllai i saj ka qenë arsyeja e këtij reagimi.

Këngëtarja e mirënjohur është shfaqur e zhgënjyer edhe nga komuniteti i artistëve ku bën pjesë duke deklaruar se “komuniteti artistik po edhe institucional vetëm flasim por nuk ndërmarim asgjë përkundrazi vendosim edhe pengesa që një ide e mirë sado që të jetë inovative dhe e dobishme për këtë lloj veprimtarie të mos ketë sukses”.

Reagimi i saj i plotë më poshtë. /Prive.al

View this post on Instagram

Reagim Ndaj një lajmi që po qarkullon kinse na qenka inovacion “sensacional” platforma Shqip Vibes • Kurse një platformë të tillë të quajtur Premier Songs ne e kemi plasuar qysh para 5 viteve si lajm e qe 3 vite jemi në funksion në të dy platformat App Store dhe Google Play, dhe përkrahja e shoqërisë tonë gjithashtu e komunitetit muzikorë si dhe institucionale ka qenë dhe vazhdon pothuajse të jetë ZERO, me lloj lloj arsyetimesh. Ky lajm i sotshëm na bën të besojmë se shoqëria jonë e sidomos komuniteti artistik po edhe institucional vetëm flasim por nuk ndërmarim asgjë përkundrazi vendosim edhe pengesa që një ide e mirë sado që të jetë inovative dhe e dobishme për këtë lloj veprimtarie të mos ketë sukses. Ja pra, këta jemi ne vetëm vrapojmë pas suksesit të dikujt tjetër për ta kopjuar dhe nuk jemi në gjendje aspak sidomos rinisë tonë t’i bashkangjitemi gjatë rrugëtimit të tyre për të arritur në një pikë të caktuar. Faleminderit dhe e gëzofshim inovacionin më të ri në tregun tonë, të cilin e kemi pas dhe e kemi te dera e shtëpisë. Me respekt, Edona Llalloshi Zëdhënëse e platformës muzikore digjitale “Premier Songs”

A post shared by Edona Llalloshi Official (@edonallalloshi) on

Artikuj të ngjashëm