Kë nga koleget e cilëson Arilena Ara si shoqe të ngushtë? (FOTO)

By

Këngëtarja Arilena Ara nuk është shquar ndonjëherë për miqësi të forta me kolege të skenës muzikore shqiptare.

Mbase depërtimi i saj si e re ka ndikuar që të shihet me një sy skeptik mirëpo duket se një prej tyre, ajo e ka ‘bestie’.

Fjala është për artisten simpatike Miriam Cani e cila ka qenë përkrahëse e Arilenës që prej ditës së parë kur këngëtarja nga Shkodra ndiqte ëndrrën në ‘X Factor Albania’.

Vitin e kaluar, ato ishin bashkë në rol të njejtë edhe në ‘The Voice Kids’ si anëtare jurie dhe duket se kjo gjë ka bërë që mes artisteve të konsolidohet një raport i cili vazhdon pavarësisht angazhimeve dhe kohës së paktë në dispozicion. /Prive.al

View this post on Instagram

☀️myyy bestieee💖 @miriamcani

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Artikuj të ngjashëm