Publikohet videoja, britma dhe dhunë mes Leka Zogut dhe Elia Zaharias

By

Një filmim i bërë nga vetë Leka Zogu është publikuar në mediat online, ku ai duket qe ka filmuar me telefonin e tij momentin kur Elia Zaharia e ndjek nga pas duke i bërtitur “Ti ke dhunuar babin tim, që të ka mbajtur me bukë”, “Ti të prekësh me dorë prindin tim?” “70 vjeç babi im, i ke gjuajtur babit tim?”.

“S’kam prekur asgjë. Fare!” dëgjohet të thotë Leka Zogu ndërsa largohet dhe tenton të mbrohet nga ish-bashkëshortja e tij e cila është duke qarë për dhunën ndaj të atit, shkruan Lapsi.al.

Në një moment Leka Zogu dëgjohet që rënkon, ndërsa  një person tjetër tenton të hyjë mes çiftit.

“Unë do të të çoj në gjyq ty. Mos më bëj mua viktimën. Falsifikator. Ti ke falsifikuar diplomën. Ti nuk ke shkollë. Je me katër klasë shkollë”  dëgjohet të thotë Elia Zaharia në videon më poshtë.

Artikuj të ngjashëm