Anëtarët e grupit PINT po qëndrojnë në qytetin e Ulqinit. Në një foto të postuar në rrjetin social Instagram e të shkrepur nga MC Kresha, Festimi nuk shihet vetëm por bashkë me gruan e tij në një moment shumë romantik ku Lyrical Son performon me kitarë këngë për Gresën.
Duket se lidhja me të prej tre vjetësh që verën e kaluar u kurorëzua edhe me martesë ka ndikuar edhe në krijimtarinë artistike të Festimit, i cili për publikun po shfaq edhe një anë tjetër të tij përmes baladave që po pëlqehen mjaft shumë.
Në sferën artistike, Lyrical Son para pak kohësh ka lançuar duetin me BimBimma të titulluar ‘They dont know’. /Prive.al/