Boom! Loredana dhe Don Xhoni japin lajmin e madh

By

Prej disa javësh dyshohet sa i përket një bashkëpunimi mes Don Xhonit dhe Loredanës.

Dyshja u panë shumë të afërt gjatë verës, kur artistja qëndronte në Kosovë për qejf dhe për punë.

Ajo u pa prezente në publik në një nga koncertet e Don Xhonit teksa shkëmbyen mes vete edhe dhurata.

E më në fund është zyrtare.

Don Xhoni dhe Loredana kanë gati duetin e përbashkët që vjen më shpejt nga ç’mund ta keni imagjinuar.

Fiks sot një muaj, do të publikohet kënga e dyshes “Gjuj për to”.

Lajmin e kanë konfirmuar vet artistët përmes postimeve në Instagram.

Një super hit!  /prive.al

Artikuj të ngjashëm