Katy Perry thimbon Dua Lipën: Çfarë efekte po përdor në fotografi?

By

Një ditë më parë, këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, publikoi një fotografi në profilin e saj në Instagram, që e bëri kolegen e saj botërisht të njohur Katy Perry, të komentoj!

Imazhi i Lipës e veshur me një bluzë të tipit “crop top” që linte hapësirë të shihej barku e mesi i saj, u bë shkas që Perry ta thumbojë pak Duan.

Në mesin e shumë komenteve, haset ai i këngëtares së famshme e cila shkruan:

“Çfarë hijesh po përdor për t’i theksuar abs’at e tu, sepse më duhet edhe mua pak?”, ka qenë komenti i Perryt për Duan, duke iu referuar barkut të saj që duket tejet i tonifikuar, e për të cilin duhen orë të tëra pune në palestër.

Me këtë koment, Perry shpreh mosbesimin e saj karshi Duas, dhe thotë se ka përdorur hije për ta theksuar më shumë këtë element fizik. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm