Britney Spears e akuzon nënën për dhunë fizike

By

Britney Spears ka zbuluar publikisht se nëna e saj Lynne, e kishte goditur ‘aq fortë’ me pretekstin se e bija kishte qëndruar jashtë deri në orët e vona.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja flet më thellë për dhunën që përjetoi nga nëna.

“Hera e parë që mora shuplakë ishte një natë kur Paris Hilton dhe Lindsay Lohan më lanë në shtëpinë time në plazh. Nëna ime po shikonte Jayden dhe Preston dhe unë festova deri në orën 4 të mëngjesit dhe nëna ime ishte e mërzitur. Hyra brenda, ajo më shikoi dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë”, tha Spears.

Ylli i hitit “Toxic” më tej tha se incidenti ndodhi pasi Kevin Federline me të cilin ajo ndan djemtë Jayden James dhe Sean Preston u largua nga ajo.

Artikuj të ngjashëm