Katër sekrete indiane të kujdesit për lëkurën që t’i ikni plakjes

By

Përbërësit që shumica prej nesh i përdorim për të gatuar, gratë indiane gjithashtu i përdorin për t’u dukur më të reja. Më poshtë gjeni katër nga përbërësit që gratë indiane i përdorin, e që mbështeten edhe shkencërisht:

  1. Për një shkëlqim më të ndritshëm, provoni pak shafran të Indisë.

Aishwarya Rai Bachchan, Miss World 1994, aplikon rregullisht një pastë të bërë nga mielli i qiqrave, kremi i qumështit dhe një majë shafran i Indisë. Studimet kanë lidhur përbërësin aktiv të shafranit të Indisë, kurkuminën, me shumë përfitime të lëkurës.

  1. Mjalti shëron lëkurën dhe heq zbehjen.

Sipas Padma Lakshmi, sekreti për lëkurën e saj pa të meta është mjalti. Këshilla e saj është të aplikoni mjaltë në fytyrë dhe qafë të pastër, duke shmangur zonën e ndjeshme të syve. Ajo pastaj rekomandon ta godasësh lëkurën sikur të luash në piano dhe ta shpërlash. Mjalti ka shumë veti shëruese të lëkurës dhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e akneve dhe inflamacionit.

  1. Vaji i kokosit është një hidratues i shkëlqyer.

Freida Pinto beson se çelësi i lëkurës së mirë është hidratimi dhe se nevoja për hidratim ndryshon varësisht nga moti. Pra, në ditët e thata, përdorimi i vajit të kokosit një natë më parë e mban lëkurën e saj të ndjehet e lagësht dhe e zhdërvjellët.

Studimet kanë treguar se vaji i kokosit mund të vrasë mikrobet, të shërojë plagët, të zvogëlojë inflamacionin dhe të mbajë lëkurën të hidratuar gjithashtu.

  1. Kafeja mund të luftojë celulitin

Malaika Arora, e preferon një pastrim të trupit që e bën duke përzier llum kafeje, sheqer të kaftë dhe pak vaj kokosi. Kafeja ka disa përfitime për lëkurën si reduktimi i celulitit dhe inflamacionit. Studimet tregojnë se mund të ndihmojë edhe në parandalimin e kancerit të lëkurës.

Artikuj të ngjashëm