Katër produkte detoksi që japin super efekte

By

Nëse po përpiqesh ta vësh shëndetin në rrugën e duhur, atëherë nise që në mëngjes me disa mënyra detox-i,
që të bëjnë të ndihesh më mirë. E para dhe mënyra më e mirë për të zhdukur toksinat nga trupi është e
thjeshtë: shumë, shumë ujë.

Por jo thjesht vetëm ujë. Mund të shtosh edhe një sasi të vogël me këto produkte për ta bërë shijen e tij më
të freskët dhe më të shijshme (dhe detoksifikuese).

Duke shtuar të gjithë këta përbërës në një enë të madhe ose në një shishe të mbushur me akull dhe ujë,
gjatë gjithë ditës do ta ndiesh organizmin më të lehtë, por edhe do të përfitosh një mënyrë efektive për detox.

Limoni: Uji me limon është një detoks i shkëlqyer. Limoni ndihmon për të pastruar të gjitha toksinat nga
organizmi dhe i jep trupit freski. Fut disa copa limoni në ujë ose shtrydh lëngun e limonit në një enë me ujë.

Mente: Mentja i jep pak ëmbëlsi ujit pa qenë nevoja të shtosh mbi të sheqer, por gjithashtu ndihmon edhe
stomakun për të pasur tretje më të mirë.

Trangulli: Uji me trangull nuk është vetëm për spa. Duke i shtuar ujit disa copa të prera trangulli, ke
përftuar një hidratant të shkëlqyer. Kastraveci është është një antiinflamator mjaft i mirë.

Xhinxher: Kjo rrënjë me aromë pastron organizmin, ndihmon në tretje dhe liron stomakun nga gazrat. Një
sasi e vogël është shumë, kështu që hidh në ujë vetëm disa copa të vogla dhe provoje shijen duke shtuar të
tjera nëse është e nevojshme.

Artikuj të ngjashëm