Fjalë shpirti: Alban Skënderaj përlot me dedikimin ndaj nënës së ndjerë

By

Për të gjithë njerëzit, nëna mbetet personi më i shtrenjtë në jetë. Pavarësisht debateve e konflikteve që mund të kesh me të, e që shkaktohet nga dallimi në gjenerata, ajo mbetet drita e syve për secilin.

E tillë është edhe për Alban Skënderajn. Ka  një muaj që këngëtari ka humbur gjënë më të shtrenjtë, nënën.

Dhe pas humbjes së saj, paraqitjet publike i pati të pakta, deri në momentin që vendosi që flasë për të ëmën në një publikim në Instagram.

Si poet që është, ka pikasur me fjalët më të bukura që mund të të dalin vetëm kur zemra ndien dhimbje.

“Mendoja se isha i aftë me fjalët, por më dridhet zëri sa herë që mendoj për ty. Gjuha e zemrës nuk ka nevojë për fjalë. Të dua përjetësisht engjëlli im”, është fragmenti fjalë pak, që Albani i ka dedikuar nënës së ndjerë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm