Katër këngët e reja, që kaluan 2 milionëshin në dy ditë! (VIDEO)

By

Rekorde të reja janë shënuar nga artistët shqiptarë me klikimet në kanalet e tyre në Youtube, nga këngët e reja që kanë publikuar së fundmi.

Majk dhe Capital T, që morën 2 milionë klikime në 48-të orë publikim. “Pasha jetën”, u dëgjua shumë.

Më pas ishte Noizy në bashkëpunim me Azet, që arritën 2 milionë klikime në vetëm 24 orë me këngën e tyre “Kriminell”.

Ky mbetet një rekord i pathyeshëm nga ndonjë artist shqiptar deri më tani.

Por edhe Enca Haxhia me “Dua”, një këngë thumbuese me një klip me skena super hot, mori 2 milionë klikime në 48 orë.

Një tjetër rep artist mori klikime milionëshe në vetëm tri ditë nga publikimi. Mozzik me “Madame”, ka marrë 2.2 milionë klikime.

Artikuj të ngjashëm