Kastro Zizo si Azisi nga Bullgaria ?!

By

Pjesmarrësi  spektaklit Your face sounds familiar në televizionin Klan duket që javë pas jave po sfidohet në rrole vërtetë pikante.
Është natyra e spektaklit e tillë që pjesëmarrësit nga performanca në performancë të imitojnë artistë të mëdhenjë nga skena botrore.

Por si duket Kastros për dallim nga kolegët e tjerë i ka qëlluar që vërtetë të zhytet në ujra të turbullta. Kjo për faktin se ishte Konqita protagonistja e parë të cilën duhej ta sillte në ekranin e Klanit, ndërsa sonte është këngëtari Azisi të cilin Kastro do ta sjell në mënyrën e tij në spektakël.

Duke ditur që natyra e tij është mjaft kontraverze Zizo ka publikuar një imazh gjatë provave dhe një mbishkrim thirrës nëpërmes të cilit i ka lutur shikuesit që të mos kenë paragjykime duke bërë kështu thirrje që “Para krijuesit të gjithë jemi njëlloj”

Kjo është deklarata e Kastro Zizos:

“Sonte ne #tvklan “YFSF” vi me nje personazh te pa zakond, Azizi nje kengetar nga Bullgaria. Performancat e tij transgresive me tendenca gay kane terhequr fillimisht vemendjen ndaj tij. E theksoj ne fillim sepse per llojin muzikor qe ai ben ka nje ze brilant. Kompjuteri donte qe ky personazh kte jave te behej nga une. Ne baze te kontrates qe kam me produksionin por dhe si profesuonist(aq me teper nga ngjarjet e fundit personale qe me kane ndodhur) ishte e veshtire por sigurisht i mundshem. Sonte do te performoj si Azizi dhe do doja qe mos te paragjykohesha. Mundohuni te qeshni dhe argetohuni…ky eshte dhe qellimi i spektaklit. Mundohuni serish qe te zhdukim homofobine, te gjithe para krijuesit jemi njelloj. Shijoheni dhe shihemi ne 20:15. Zizo”/PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm