Karantina po nxit kreativitetin: Kjo është nisma e dy trajnerëve të fitnesit

By

Është në natyrën e çdo gjallese, përfshirë dhe njeriun të përshtaten në ndryshimet e habitatit të tij.

E karantina këto ditët e fundit ndonëse ka qenë në favor të dikujt, disave u mungon rutina që kishin më parë.

Këto kushte nxitën edhe kreativitetin e dy trajnerëve nga Prishtina të gjejnë një mënyrë që të jenë afër klientëve të tyre dhe jo vetëm që të nxisin vullnetin e tyre që të mos humbasin aktivitetin e përditshëm.

Arben Novobërdalliu dhe Arben Jashari erdhën me zgjidhjen më kreative që t’u asistojnë të gjithëve në ushtrimet e tyre përmes llogarisë @karantina_e_benave në Instagram.

Duke dashur që të projektojnë të njëjtën atmosferë si gjatë ushtrimeve ata menduan edhe për argëtimin e atyre që do t’i ndiqnin. Në çdo sesion ata do të kenë një të ftuar që e gjithë përvoja të jetë sa më produktive por edhe e këndshme njëkohësisht. Si të ftuar të parë ata kishin reperin Real One.

Argëtohuni dhe stërvituni së bashku me dy ‘Benat’ dhe të ftuarin që do të zgjedhin dyshja në vazhdim.

Rrini të sigurt, rrini në shtëpi, rrini në formë me dy ‘Benat’! /Prive.al

View this post on Instagram

Live n’karantin @arbennovoberdaliu

A post shared by Double Bens (@karantina_e_benave) on

 

Artikuj të ngjashëm