Zgjedhjet e 6 Tetorit sollën paraprakisht një varg të aderimeve nëpër parti politike të fytyrave publike.
Këngëtarë, frizerë, aktorë e modele zgjodhën subjekte të ndryshme politike për të rrugëtuar me to.
Një ndër ta ishte edhe aktori i ‘O sa mirë’, Jeton Zogiani i cili iu bashkua AAK-së të Haradinajt.
Ndryshe prej shumicës dërmuese, Jetoni hyri edhe në lista duke kandiduar për deputet.
E sa vota mori aktori në këtë garë?
Sot, me shpalljen zyrtare të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është kuptuar se Jetoni nuk ka arritur të grumbullojë më shumë se rreth 900 vota në këtë garë.
Nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e politikës pas këtij rezultati i cili mund ta ketë dekurajuar në këtë rrugëtim të ri që zgjodhi ta bëjë nga muaji Gusht. /Prive.al