Kaq e patën? Ndahen Fjolla dhe Fisniku?

By

jolla Morina e cila pavarësisht problemeve me drejtësinë, ka kaluar një verë të bukur në prani të bashkëshortit të saj Fisnik Syla. Edhe pse Fjolla ishte në kërkim të policisë, ata u martuan me një ceremoni private, por shumë të bukur në Maldive dhe dukeshin më të dashuruar së kurrë.

Së fundmi, ajo që ka rënë shumë në sy është fakti, se këngëtarja e ka mbyllur llogarinë e saj të Instagramit dhe Fisnik Syla ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij. Mbi të gjitha Fisniku nuk e ndjek më vajzën e Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.

Kjo ka ngjallur dyshimet për një krisje të mundshme të marrëdhënies së Fjollës dhe Fisnikut, ku ndoshta mund t’i kenë dhënë fund dhe martesës.

Një detaj i tillë u përfol edhe para disa javësh, diçka që u mohua nga protagonistët.

Artikuj të ngjashëm