Capital T zbulon datën e publikimit të këngës (FOTO)

By

Kanë kaluar vetëm katër muaj që nga projekti i tij i fundit.

Në dhjetor të vitit që lamë pas, ai ka publikuar këngën e re të titulluar “Pse” e cila deri më tash ka arritur të ketë mbi pesë milionë klikime në Youtube.

Përveç kësaj, Capital T në tetor të vitit të kaluar bashkë me 2Po2 e Elvana Gjatën krijoi  top hitin e vitit, duke arritur majat me “Lejla”.

Reperi kosovar, nuk do të ndalet me kaq. Para pak ditësh bëri me dije se po përgatit diçka të re, ndërsa të hënën përmes profilit të tij në instagram, i zbuloi të gjitha.

12 prilli është data kur ai ka vendosur ta lansojë këngën e re me emrin “Uno”.

Edhe dy ditë fansat e tij do mund ta shijojnë projektin e radhës nga reperi që krijon hite me aq lehtësi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm