Kapela e James Bond vlerësohet 30 mijë funte në “Antiques Roadshow”

By

Një kapelë që ishte përdorur në njërin prej filmave të James Bond, “Goldfinger”, është vlerësuar 30 mijë ufnte nga “Antiques Roadshow”.

Kjo kapelë ishte bartuar nga personazhi vrasës me pagesë, Oddjob, që ishte portretizuar nga aktori Harold Sakata në filmin e vitit 1964 ku rolin kryesor e kishte pasur Sean Connery.

Pronari i kapelës, i cili kishte qenë fans i madh i Bondit, kishte thënë që kunati i tij, vozitës i veturës Aston Martin gjatë xhirimeve të Goldfinger, kishte kërkuar nga Pinewood Studios nëse kishin ndonjë gjë si kujtim për t’ia dhënë nga ai film.

Kështu, ata ia kishin dhënë kapelën e Oddjob-it, por ia kishin hequr rrethin e metaltë.

Artikuj të ngjashëm