Zone Club sapo i dha vulën një vere ‘shpërthyese’

By

Vera nuk është verë pa Zone Club.

Mbrëmjet në klubin më të njohur të kryeqytetit marrin kuptim tjetër falë atmosferës që krijohet nga emrat më në zë vendor e të huaj. E vula se njëjtë do jetë këtë vit, sapo është vënë.

Zone Club ka publikuar listën e performuesve gjatë sezonit të nxehtë në datat respektive.

Emrat më të njohur të skenës do performojnë përgjatë muajve korrik e gusht.

Disa prej tyre si PINT, Ledri Vula, Noizy, Buta e Dafina Zeqiri madje jo një por plot dy herë!

“Bëhuni gati për një verë të mbushur me shfaqje live elektrizuese dhe kujtime të paharrueshme. Nga artistët në krye të top-listave te aktet magjepsëse, formacioni ynë i shou-ve verorë live i ka të gjitha! Ndjeni magjinë. Mos humbisni asnjë tingull të vetëm”, thuhet në postim.

Ne jemi mëse gati, e ju?! /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Z⭕️NE CLUB (@zoneclub)

Artikuj të ngjashëm