Për ju që nuk keni qëndruar të përditësuar në lajmet për Kim Kardashian dhe Kanye West, kjo është një përmbledhje e shkurtër: Ish-cifti kanë finalizuar divorcin dhe Kim tani është një grua beqare. Duke shtuar më tej ajo ka bërë publike edhe lidhjen e saj me Pete Davidson dhe Kanye nuk është aspak i lumtur!
Sa i palumtur është me faktin që ish-gruaja e tij po vazhdon jetën e saj, Kanye e ka shprehur vazhdimisht me postime që kanë marrë shumë vëmendje.
Vetëm së fundmi ai zbuloi edhe një shqetësim që ka për raportin e Kim me Pete.
Ai shkroi në rrjete sociale kundër yllit të “Saturday Night Live” herët të mërkurën, duke thënë se ai është “me të vërtetë i shqetësuar” se Davidson do ta bëjë ish-gruan e tij “të varur nga droga”.
“Jam vërtet i shqetësuar që Pete do ta bëjë nënën e fëmijëve të mi të varur në drogë,” shkroi West në një postim në Instagram. “Ai është në rehabilitim çdo 2 muaj.” /Prive.al